“Mos dil mo se na ke një gjak borxh”, babai i Naim Murselit thotë se dy persona i shkuan në shtëpi
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli tha se të enjten rreth orës 17:00, dy persona i kishin shkuar në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin e familjes Ademaj se ia ka një gjak borxh.
Murseli në emisionin Kojshia Show ka përmendur edhe emrat e personave që i shkuan në shtëpi dhe thotë se për këtë e ka lajmëruar edhe Policinë dhe se këtë lajm e kanë marrë edhe dy familje tjera.
Kujtojmë se, Liridona Ademaj u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.
Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.
Për këtë krim është arrestuar edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. Ai është edhe anëtar i FSK-së.
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar nga një muaj paraburgim Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.