‘Mos e dëgjoni Kurtin rreth marshit për drejtësi, të gjithë duhet të jemi në shesh të dielën’
31 mars 2023
| 16:07
Gazetari Parim Olluri ka reaguar ndaj kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë mbrëmë ka thënë se nuk ka dëgjuar për marshin për drejtësi.
Olluri ka bërë thirrje që të mos dëgjohet Kurti, por të dilet në këtë marrsh, i cili është solidarizim me liderët e e UÇK-së që gjenden në Hagë.
“Mos e ngoni kryeministrin kur thotë ‘nuk paskam dëgju për këtë iniciativë’. Nuk ka njeri në Kosovë që nuk ka dëgju për marshin. E kemi obligim moral që të marshojmë në mbrojte të UÇK-se. Horë bëhemi nëse nuk dalim. Një prezencë fizike në shesh, të dielën në ora 14:00, kjo është më pakta që mund ta bëjmë për UÇK-në”, ka shkruar Olluri në “Facebook”.
K’ne”, ka shkruar Olluri.