‘Mos e përmendni luftën’, Hoti ia jep katër këshilla qeverisë për zgjidhjen e situatës në veri
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka rekomanduar qeverisë Kurti katër veprimet që sipas tij e zgjidhin situatën aktuale në veri të vendit.
Sipas Hotit, qeveria duhet të heq barrikadat në bashkëpunim me KFOR-in.
Ai në “Facebook” ka shkruar të kërkohet nga BE-ja dhe ShBA-ja që të bëhet presion tek Serbia që të mos pengohen kosovarët që kalojnë nëpër Serbi.
Po ashtu, Hoti ka rekomanduar qeveritarët të mos përmendin luftë dhe konflikte.
“Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurth e Serbisë:
Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.
Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe ShBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.
Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.
Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.