Mos e pini duhanin, thotë OBSh-ja
31 maj 2020
| 09:34
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka publikuar disa fotografi nga fushata e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me koronavirusin dhe për ndikimin e duhanit në shëndetin e njeriut. Në disa fotografi janë shpjeguar arsyet se pse duhet ta lini duhanin gjatë kohës së pandemisë Covid-19. “Lënia e duhanit mund t’ju ndihmojë të reagoni ndaj virusit me simptoma më të buta dhe të shëroheni më shpejt”, thuhet në pamfletin e OBSh-së.