“Mos e turpëro mbretin!”, Trussit nuk i lejohet ta përmendë familjen mbretërore
Ish-kryeministrja britanike, Liz Truss, e cila ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 7 javësh, raportohet se do të këshillohet nga Buckingham Palace që të mos përmendë një listë të gjatë emrash në falënderimet e saj të fundit pas udhëheqjes së saj të shkurtër dhe “katastrofike” si kryeministre, sipas “The Guardian”.
Sipas një burimi, duke pasur parasysh se roli i saj si kryeministre zgjati vetëm 7 javë, falënderimi i shumë aleatëve dhe figurave të tjera do të shihej si i papërshtatshëm nga Pallati Mbretëror, nga sekretari i kabinetit dhe nga kryeministri i ri, Rishi Sunak.
“Kjo situatë është krejtësisht e paprecedentë. Jam i sigurt se shumë njerëz do t’i thonë Trussit se mund të kesh një listë falënderimesh, por ajo duhet të jetë shumë e shkurtër, jo të gjithë në zyrën tënde, jo si ajo që bëri ish-kryeministri David Cameron”.