Mos i bini qytetarit të thjeshtë në qafë për një puthje!
28 dhjetor 2024
| 15:56
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, ka komentuar pamjen kur një qytetar gjatë një tubimin në Podujevë e puth kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në “Facebook” Ismaili ka thënë se mos t’i biem qytetarit në qafë për një puthje
“Puthja dhe puthadorja e pushtetarit nuk është privilegj i qytetarit të thjeshtë. E kemi parë atë edhe nga akademikë, kryetarë institucionesh, liderë fetarë, artistë e figura publike”.
“Servilizmi ndaj pushtetit është çështje karakteri, një tipar i atyre që zgjedhin oportunizmin mbi integritetin.
Kjo formë nënshtrimi nuk ka as klasë, as profesion, as lokacion – thjesht servilë në çdo nivel”, ka shkruar Ismaili.