Mos i humbisni këto foto të fëmijërisë së Dua Lipës

22 gusht 2019 | 17:34

Sot është një ditë e veçantë për Dua Lipën dhe familjen e saj. Kjo për faktin se pikërisht më datën 22 gusht ka ardhur në jetë këngëtarja e cila sot feston 24 vite jetë.

Këngëtarja ka pranuar me këtë rast urime të shumta, e nuk kanë munguar edhe dhuratat, mirëpo nuk kanë ikur pa u komentuar edhe disa foto të vjetra të saj të cilat tani po qarkullojnë në rrjet.

Ishte babai i Duas, Dukagjin Lipa ai i cili e ka uruar vajzën e tij me disa foto nga e kaluara.

“Do të jesh gjithmonë dashuria ime e parë dhe unë gjithmonë do të jem pas shpinës tënde. Gëzuar ditëlindjen Dua Lipa. Të dua”, shkruan në urimin e Dukagjin Lipës. /Express/

https://www.instagram.com/p/B1dq-FZhfLq/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taylor Swift ka shkëlqyer në skenë gjatë performancës për “Good…