Mos i puthni të porsalindurit, këto janë rreziqet

19 prill 2023 | 08:34

Të puthësh një fëmijë na vjen natyrshëm. Por nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm, përpiquni të mos e puthni të porsalindurin. Kur foshnjat mbërrijnë në këtë botë, ata kanë imunitet të ulët. Pra, puthja e tyre menjëherë pas ardhjes së tyre në këtë botë nuk është një gjë e mençur për t’u bërë, shprehen mjekët pediatër.

Këtu janë rreziqet që lidhen me puthjen e një të porsalinduri!

1. Mikrobet përhapen lehtësisht

Kontakti fizik është mënyra më e zakonshme e përhapjes së mikrobeve, dhe të porsalindurit janë veçanërisht të prekshëm ndaj kësaj. Është më mirë të shmangni prekjen e panevojshme të foshnjave.

2. Rreziqet respiratore

Ne vetëm mund të imagjinojmë se sa i vogël dhe i pazhvilluar është sistemi i frymëmarrjes së një të porsalinduri, pasi mushkërive u duhen rreth 8 vjet për t’u pjekur plotësisht. Çdo virus që mund të përhapë sëmundje të frymëmarrjes tek një foshnjë nëpërmjet puthjes mund të jetë i rrezikshëm.

3. Probleme me lëkurën

Të rriturit shpesh përdorin produkte për kujdesin e lëkurës ose make-up në fytyrën e tyre. Ndërsa të rriturit janë të mbrojtur nga rreziqet e menjëhershme që paraqesin këto produkte, foshnjat nuk janë të tilla.

4. Reaksionet alergjike

Nëse një i rritur ka konsumuar një artikull ushqimor ndaj të cilit foshnja është alergjik, të tilla si arrat, soja ose alergjenë të tjerë të zakonshëm, atëherë ekziston rreziku që ai të bartet dhe të shkaktojë një reaksion alergjik për foshnjën.

5. Gripi

Gripi është një sëmundje e vogël për të rriturit, por jo për foshnjat, thonë ekspertët. Një puthje për një fëmijë mund të transmetojë ftohjen e zakonshme ose gripin përmes prekjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Matthew Wilson / BBC Njihuni me Rossettis: me Christinan,…