“Mos ke punuar në ndonjë shtëpi ku shkojnë çunat…”, Meritoni e fyen Eglën
Po vazhdon izolimi në dhomën e bardhë i tre banorëve, Ilnisa, Meriton dhe Egla.
Me shumë situata të papritura, tensione dhe debate pa fund; së fundmi ka agravuar një bashkëbisedim i moderatorit nga Kosova me Eglën, i cili ia parashtroi një pyetje të diskutueshme. “Ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, ishte pyetja që ia bëri Meritoni gjatë një diskutimi e sipër ku ishte e përfshirë edhe partnerja e tij, Ilnisa.
Nuk la të nënkuptohej se çfarë dëshironte të nënkuptonte ai me këtë pyetje, megjithatë reagimi i Eglës ishte i menjëhershëm dhe i qetë.
“Unë mbaj përgjegjësi për çfarë flas”, ishte përgjigjja që i dha aktorja.
Ndryshe, izolimi i të tre të nominuarve do të vazhdojë deri të shtunën dhe publiku do të vendosë se kë do të mbajë dy prej të nominuarve; njëri do të skualifikohet nga gara.
https://www.instagram.com/reel/C5Ua33ComP1/?igsh=MXJkcWU0dHcyMGt3bg==