Mos krijoni aferë në çdo gjë!
Shkruan: Hisen Berisha
Pretendimi për denigrim të Forcës, duke e keqinterpretuar një zhvillim rutinor ceremonial, është i pandershëm.
Keto ditë, (11 nentor ‘22) në faqen e Twitter të Ambasadorëve të Francës e Gjermanisë, u pa një publikim shoqëruar me fotografi që tregonte Ambasadorët fuqiplotë në Ambasadën e Francës dhe Gjermanisë, tek bënin homazhe e pranë memorialit që përkujton fundin e Luftës së Parë Botërore dhe viktimat e asaj lufte në varrezat sllavo-ortodokse në Dragodan.
Por, duhet ta dimë të gjithë që po krijojmë “furtunë në gotë” se në të njejtin kuadrat të rrethuar me murë të ulët betoni ku nderohet lapidari që shenon fundin e LPB, ndodhet edhe një lapidar me ketë mbishkrim në çirilice sllave: “Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqen në luftërat 1912-’18/ Ovde leže posmertni ostaci serbskih vojnika palih u ratovima 1912-18/Here lie remains of the fallen Serbian soldiers who died in wars 1912-1918”.
Shqetësimi nuk janë veprimet e Ambasadorëve që përkujtuan ditën e përfundimit të LPB dhe viktimave por, tendenca e mediave të predispozuara politikisht, negativisht ndaj institucioneve të shtetit, në kontekst të rreshtimit për nderim që po mbanin Gardistët, nga Garda Ushtarake e Kosovës.
Garda, është dërguar me urdhër në varrezat sllavo-ortodokse në Dragodan, ku ndodhet memoriali, për të nderuar 104-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Mediat e caktuara qëllimshëm dhe tjerat në “lajthitje”, provuan ta interpretojnë si qëllim i poshtrimit të Ushtrisë dhe dinjitetit kombëtar, identitetit shtetëror e historik.
Por, realiteti i rrështimit të gardistëve për nderim nga Ambasadorët në fjalë, ishte në dy anët e memorialit të rrethuar me murë betoni nxiti gjykim joracional e jo profesional sepse brenda kuadratit janë gjurmët memoriale që përkujtojnë përfundimin e LPB, por brenda të njëjtit kuadrat edhe pllaka përkujtimore dedikuar ushtarëve serb të rënë në periudhën 1912-18. Kurse ajo që interpretuan mediat gabueshëm në dëm të Ushtrisë së Kosovës, dhe pse ushtarët e Gardës, u “urdhëruan” të nderojnë pranë memorialit të luftrave ballkanike të Serbisë e Malit të zi, kundër shqiptarëve 1912 deri 1918, nuk qëndron.
I vetmi gabim i imponuar që u bë ishte rreshtimi i gabuar që konstrukti i memorialit e imponon nëse nuk mendohet më specifikisht nga oficeri komandues i Gardes.
Pra, zgjidhje do të ishte që, rreshti i gardistëve në krahun e memorialit ku është pllaka memoriale e luftrave ballkanike, të vendoset në mes të dy përkujtimorëve, në nderim të komandoheshin dy gardist pran lapidarit për LPB apo të mbulohej pllaka në fjalë, deri sa Ambasadorët të vendosin kurorat.
Çështja shtrohet se, kush e dha komanden për rreshtim dhe si e ka vlerësuar situatën dhe planifikuar angazhimin e gardistëve. Pra nuk mund ti faturohet qëllimit të keq.
Alternativë tjetër, ka mundur të jet që me kontingjentin francez apo gjerman të KFOR në rol nderimi, në emër të neutralitetit, të bënin homazhe, pa e vu në pozitë të tillë Forcën e Kosovës. Ani se kjo bie në domenin e partneritetit KFOR/FSK.
Zgjidhja e fundit është që, ajo pllakë përkujtimore që fyen identitetin tonë shtetëror e kombëtarë, të hiqet nga aty fare, siç duhen rrënuar edhe lapidari i “car Lazarit” e Kisha ortodokse e pa përfunduar ne kompleksin e Universitetit (të cilës edhe mund ti vëhet një pllakë me shenimin “simbol i krimit politik” të regjimit millosheviçian).
Po ti referoheni historisë dhe arkivave do të bindemi se ajo pllakë memorizon pikërisht periudhën kur Serbia e Mali i Zi, i kishin intensifikuar luftërat shfarosëse ndaj shqiptarëve etnik autokton me plan gjenocidi të përpunuar nga nivele akademike të kohës, në Serbi e Mal të Zi. Njejtë siç me të njejtën gjuhë flasin edhe memoriali politikvi “Betejes së Kosovës” 1389, dhe kishen politike ortodokse në “Kampusin Universitar”.
Viti 1912 e gjeti Shqipërinë të ndarë në Lumin Shkumbin në mes Serbisë nga Shkumbini e drejtë veriut në terë shtrirjen e trevave shqiptarë përfshi Malësinë e mbi Shkodrës, Kosovën e Sanxhakun dhe Greqia nga Shkumbini e drejt Jugut në tërë trevat shqiptare arvanitase, përfshi Çamërinë.