‘Mos ma festoni ditëlindjen se më kap ankthi’, amerikani hedh në gjyq kolegët e punës
Një burrë amerikan është shpërblyer me 450 mijë dollarë, pasi kompania e tij i organizoi një festë suprizë për ditëlindje, pavarësisht paralajmërimeve të tij se kjo do t’i shkaktonte stress dhe ankth.
Kevin Berling, pretendon se festa e padëshiruar e ditëlindjes së tij i shkaktoi atij një sërë sulmesh paniku.
Në padinë e ngritur Beerling thotë se kompania e diskriminoi atë për shkak të aftësisë së kufizuar, mirëpo kompania ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura.
Sipas padisë së ngritur, Berling, i cili vuan nga çrregullimet e ankthit, i kishte kërkuar menaxherit të tij që të mos festonte ditëlindjen e tij në punë siç bën zakonisht për punonjësit e tij, pasi mund të rezultonte në një sulm paniku dhe do t’i ktheheshin kujtimet e pakëndshme të fëmijërisë.
Pavarësisht kërkesës së zotit Berling, kompania, i organizoi atij një festë surprizë në gusht 2019, duke shkaktuar një sulm paniku i cili u largua menjëherë.
Zyra kryesore operative e kompanisë, Julie Brazil, kërkoi pushimin nga puna zotin Berling, për të cilin ajo tha se shkeli një “politikë të dhunës në vendin e punës”.
“Punonjësit e mi ishin viktima në këtë rast, jo paditësi”, tha ajo, duke shtuar se kompania po kundërshton vendimin dhe po shqyrton një apel.
Avokati i Berling, Tony Bucher, i tha BBC-së se “nuk kishte absolutisht asnjë provë” që ai përbënte një kërcënim për këdo në Gravity që do të kërkonte shkarkimin.
“Ai pati një sulm paniku. Kjo është e gjitha. Dhe, për shkak se përfaqësuesit e Gravity Diagnostics nuk e kuptuan përgjigjen e tij të panikut dhe ishin të shqetësuar nga përgjigja e tij, ata supozuan se ai ishte një kërcënim,” tha Bucher. “Supozimi se njerëzit me probleme të shëndetit mendor janë të rrezikshëm pa asnjë provë të ndonjë sjelljeje të dhunshme është diskriminuese.”