‘Mos ma përmend emrin’, ‘Këqyre vetën në pasqyrë’, përplasje në mes të deputeteve të AAK-së dhe LV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, kanë pasur një përplasje në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Shkak i kësaj përplasje ka qenë diskutimi në Raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”.
“Je e vogël të merresh me mua, merru me letra se po ngritësh në ndonjë pozitë”, i është drejtuar Bytytqi, Tishukajt.
“Nuk je kurrkushi”, i ka thënë Tishukaj, Bytyqit të AAK-së.
“E ti kush je? Mos ma përmend emrin”, është përgjigjur Bytyqi.
“Këqyre veten në pasqyrë! Nuk vuaj nga bullizimi juaj”, i është drejtuar Tishukaj, Bytyqit.
Pas këtij debati, deputetja e AAK-së, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit.