Mos mbani pistë vrapi në shtëpi: Udhëzimi në SHBA me një video me pamje shqetësuese
Komisioni e sigurisë në SHBA u ka bërë thirrje të gjithë prindërve të mos përdorin në shtëpi pistën e vrapit/ Peloton, nëse kanë fëimijë apo kafshë shtëpiake.
Sipas CPSC janë regjistruar më shumë se 39 incidente, përfshirë raste vdekje të fëmijëve për shkak se kanë shkuar për të luajtur me pajisjen Peloton Tread + duke mos ditur rrezikun që i kanoset.
Vetë kompania e pistës së vrapit, Peloton konfirmoi një rast vdekje muajin e kaluar dhe këshilloi që fëmijët të mbahen larg makinerisë. Por hodhi poshtë pretendimet e CPSC duke thënë se paralajmërimi për të mos i përdorur në shtëpi është i pasaktë dhe dëmtues për kompaninë.
Peloton shet pajisje për aktivitet fizik të cilat funksionojnë me touch. Biznesi i këtyre pajisjeve ka lulëzuar në muajt e pandemisë për shkak të izolimit, me njerëz që preferuan të ushtrohen në shtëpi.
CPSC lëshoi paralajmërimin urgjent dje, me një video të një fëmije që rrezikoi jetën në një nga makineritë. Komisioni paralajmëroi që makineria paraqiste rreziqe serioze për fëmijët; gërvishtje, fraktura deri në vdekje.
Stop Using the Peloton Tread+ pic.twitter.com/afRBom78qo
— US Consumer Product Safety Commission (@USCPSC) April 17, 2021