“Mos mendoni se kjo situatë kalon me pak portokall e limon”

21 mars 2020 | 10:52

Bora Zemani ka zgjedhur të publikojë disa foto në llogarinë e saj duke i sugjeruar të gjithë ndjekësve të qëndrojnë në shtëpi, ashtu siç kanë vepruar shumica e personazheve të njohur.

“Sot, vitamina C nuk është tek portokalli. Është tek qëndrimi në shtëpi. Mos mendoni se kjo situatë kalon me pak portokall dhe limon. Duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe pijmë një lëng frutash për qejf. Unë qëndroj në shtëpi”, ka shkruar Zemani krah fotove ku shfaqet me portokallin në duar.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme, teksa mesazhi i Borës ka qenë mjaft i qartë për të qëndruar pranë njerëzve të dashur pasi situata është ende jo e sigurt për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata delikate në vend i ka detyruar të gjithë personazhet…