“Mos m’u afro se të detyroj me më vra”, Nasim Haradinaj rrëfen detaje të padëgjuara nga dita e arrestimit të tij

25 dhjetor 2024 | 19:02

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, me vendim të Gjykatës Speciale në Hagë, u lirua të enjten me kusht për dënimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sot, kur po shijon lirinë, Haradinaj dha intervistën e parë, në të cilën ndër të tjera foli edhe për ditën kur ra në prangat e Speciales.

Teksa përshkruajti disa veprime të cilat i kishte vërejtur atë ditë, Haradinaj tregoi se në momentin që ishte rrethuar nga policët kishte menduar edhe të vritje.

“Njërin prej këtyre e kam njoftë, ka qenë hetues, ka qenë edhe dëshmitar në Gjykatë si profesionalist. Kur e kam pa që është ai, dashti me e nxjerr fletarrestin, i thashë mos e nxjerr, se s’ta lexoj, s’të njoh. Ka dashtë me mu afru, i kam thënë suedisht, mos m’u afro se të detyroj me më vra, mos më prek. Është një thënie që në Suedi përdoret, kur ti i tregon që ekstremin je ti që po e çon atje. Nuk e di se si do të kishte rrjedh por e kam pas atë mendim që me detyru edhe me më vra”, tha Haradinaj në T7.

Ai po ashtu shtoi se policët vazhdimisht i kishin kërkuar që mos të lëvizte, urdhër të cilin nuk e kishte përfilluar, me arsyetimin se ‘nuk i njeh’.

“Policët [e Kosovës] i kam pa edhe me lot në sy, më vjen shumë keq. Iu kam thënë që nuk dorëzohem. “, shtoi ndër tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe…