Mos na dëmtoni Lepencin, është lumi më i pastër në Kosovë

12 shtator 2023 | 11:59

Shkruan Besim Halilaj

“LUMI LEPENC ME UJË KRISTAL ËSHTË ATY KUR S’KISH NJERI VEÇ TOKË E QIELL”

Lumi Lepenc njihet si lumi më i pastër në Kosovë. Graviton në pellgun e detit Egje dhe është degë e majtë e Lumit Vardari. Lepenci buron në shpatet veriore të malit Sharr (2.212 m LMD), vetëm një bregore e vogël e ndanë burimin e Lumit Lepenc dhe Bistricën e Prizrenit.

Në pjesën e sipërme të Prevallës prej burimi e deri tek lokaliteti i Brezovicës karakterizohet me një grykë të ngushtë. Për shkak të pjerrtësisë në këtë pjesë, Lepenci është i shpejtë dhe i rrëmbyeshëm, ndërsa procesi eroziv është intenziv. Në të gjithë rrjedhën e tij ky lum jep frytet e veta dhe të mira duke ofruar shumë mundësi për bujqësi, ujitje, freski dhe mbi të gjitha një diversitet të jetës në ujë dhe rreth tij gjatë gjithë rrjedhës së lumit më të bukur në mes Malit Sharr dhe Karadakut të Shkupit të quajtur Gryka e Kaçanikut. Gjenerata të tëra brezash ushqyen familjet dhe mbijetuan falë të mirave që sjellë ky Lum.

Lepenci pasurohet me rrjedha të shumta që zbresin nga malet. Në Grykën e Kaçanikut, Lepencit i bashkohet Nerodimja që buron në Malin e Nerodimes. Lepenci përveç burimit nga toka, ushqehet po ashtu me shkrirjen e borës e më pak me reshje. Maksimumin e prurjes e arrin në pranverë pas shkrirjes së borës, ndërsa minimumi gjatë verës.

Lepenci në territorin e Republikës së Kosovës është i gjatë 53 km, kurse prurja mesatare vjetore 7,9 m kub në sekondë.

Veçanti e Lumit Lepenc janë krijesat autoktone që jetojnë në ujin kristal ku dominon Trofta e Argjende me pika të kuqe e cila konsiderohet unikate nga lloji i vet, po ashtu llojet: mlyshi, mrena, penkuqi, sykuqi, gaforrja dhe shumë e shumë lloje tjera. Ekzistojnë shumë lloje të patave të egra, dhe është një ndër habitatet më të këndshme të mijëra krijesave që Lumin Lepenc e kanë shtëpi dhe jetë.

Edhe një e pa drejtë ndërshtetërore ndaj këtij Lumi e bëri Maqedonia e Veriut me ndërtimin e një dige (pengesë betoni) që e pamundëson rrugëtimin e peshkut nga Vardari drejt burimit të Lepencit.

Komuna e  Kaçanikut

Ministria e mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Udhëkryqi Flamujve

Bjeshkët e Sharrit.

Kaçanik: Protesta e banorëve, Hidrocentrali merr leje me “debat” fals

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 190 akademikë palestinezë, artistë dhe aktivistë, e kanë dënuar…