“Mos paçi fatin tim në dashuri”, Tea u jep një këshillë publike Andit dhe Melisës: Mos u mundoni…
16 maj 2021
| 13:39
Tea Trifoni ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku foli për temën “sa të vërtetë janë çiftet”. Teksa ishte ulur pranë çiftit më të ri të showbiz-it shqiptar, Melisa dhe Andi, ajo u dha një këshillë publikisht.
“Shijoni lidhjen, mos dëgjoni se çfarë thonë të tjerët për ju. Mos u mundoni t’i tregoni të tjerëve sa të vërtetë dhe sa e lumtur është lidhja juaj. Mos paçi fatin tim në dashuri, e mbarë ka për t’ju ecur”, tha Tea.
Nga ana tjetër, Andi tha se lidhja e tyre ishte aq e vërtetë sa “po mendon për emrin e djalit, e Melisa për emrin e vajzës”.
Ndërkohë kujtojmë se Tea dhe Andi dolën së bashku nga emisioni “Për’puthen”, ku në fakt nuk ishin aspak bashkë. Tea ishte e lidhur me djalin nga Kosova, Beartin, lidhja me të cilin nuk zgjati shumë.