“Mos t’ju mashtrojnë sytë me lot të Lenës”- Kritika e Natyra Kuçi ndaj Albulena Haxhiut për pjesëmarrjen në fushatën e zgjedhjeve në Maqedoni

21 prill 2024 | 17:36

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatë për zgjedhjet në Maqedoni, në ditën e zisë për gratë e vrara në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet mashtruar nga sytë me lot të Haxhiut, pasi ajo barazinë nuk e njeh as në teori e as në praktikë.

Postimi i saj i plotë:

Kur thojshim qe diten e zise e bejne si zevendesim per mosangazhim. Ende pa u kry dita e shenuar per grate e vrara, Albulena shetiste neper shtete fqinje. Nje dite e shokuar, diten tjeter nafake e re, sfilate ne fushate.

Mos t’ju mashtrojne syte me lote te Lenes, se ajo barazin nuk e njeh as ne teori e as praktike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit,…