Mos u nisni nëse nuk e keni testin, në këtë pikë kufitare me Kosovën duhet vërtetimi për COVID
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se vetëm në një pikë kufitare, kërkohet testi për Covid-19.
Bëhet fjalë për pikën kufitare të Kullës, që lidhë Kosovën me Malin e Zi.
QKMK në njoftimin e orës 08:00 të ditës së sotme, ka bërë të ditur se si qëndron fluksi nëpër pikat kufitare.
Në përgjithësi gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje.
Ndërkaq ajo që bie në sy në njoftim është se tani vetëm në një pikë kufitare për dalje nga Kosova, po kërkohet testi i koronavirusit, shkruan frontonline.
Maqedonia e Veriut dje ka hequr testet PCR për shtetasit e Kosovës dhe tani është vetëm Mali i Zi që po kërkon teste të tilla.
Sipas njoftimit në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVID-19. Kjo pasi që Mali i Zi ende nuk e ka hequr kushtin për kosovarët që shkojnë në këtë shtet, duhet të kenë një test të tillë negativ. Në bazë të ligjit, çështja e testeve me shtetet tjera shkon në reciprocitet.