Mosanëtarësimi në ETNOS, Kosova humb rreth 300 milionë euro
16 mars 2019
| 20:59
Mosanëtarësimi në Rrjetin Energjetik Evropian i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro, që nga paslufta, mjete që i ka përfituar Serbia. E, kësi soji Serbia për çdo vit fiton nga 17 milionë euro.
Anëtari i Bordit të Odës së afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj, ka deklaruar se përveç humbjeve të mëdha materiale, Kosova nuk po arrinë ta shfrytëzojë as interkoneksionin 400kë me Shqipërinë, që ka kushtuar 33.5 milionë euro.
“Është diku me 17 milionë euro në vit të hyra direkte për Serbinë ose humbje direkte nga ana jonë. Efekti sekondar është shumë më i madh”, u shpreh ai./KP