Moscertifikimi i Listës Serbe, Krasniqi: Është lojë propagandistike e LV-së, aspak betejë ligjore
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se nuk është aspak betejë ligjore kjo çfarë është duke bërë Lëvizja Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se është lojë propagandistike e LV-së.
“Betejë ligjore do të mund të bënte qeveria Kurti, nëse e shpall ‘Listën Serbe’ organizatë terroriste. Pse nuk e shpall? Sepse nuk ka guxim”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se nëse persona të caktuar të një partie zhvillojnë aktivitet terrorist, siç është rasti me Radojçiqin, ata janë përgjegjës para ligjit, por jo e tërë partia. “Po të ishte përgjegjëse para ligjit e tërë partia, atëherë LVV në të kaluarën do të mund të kishte probleme ligjore, shkaku i aktiviteteve të dhunshme e bile edhe terroriste të disa pjesëtarëve të saj”, ka thënë profesori universitar, Milazim Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Beteja ligjore mes LVV-së dhe Listës Serbe” (Gazeta Express, 3 janar 2025) Koment: është lojë propagandistike e LVV, aspak betejë ligjore. Betejë ligjore do të mund të bënte qeveria Kurti, nëse e shpall “Listën Serbe” organizatë terroriste. Pse nuk e shpall? Sepse nuk ka guxim. Nëse e shpallni, përkrahjen time e keni. Por, duhet ta kopsitni me fakte. Nëse persona të caktuar të një partie zhvillojnë aktivitet terrorist, siç është rasti me Radojçiqin, ata janë përgjegjës para ligjit, por jo e tërë partia. Po të ishte përgjegjëse para ligjit e tërë partia, atëherë LVV në të kaluarën do të mund të kishte probleme ligjore, shkaku i aktiviteteve të dhunshme e bile edhe terroriste të disa pjesëtarëve të saj.