Mosdeklarimi i pasurisë, aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë në mes të prokurorisë dhe Goran Rakiqit

19 qershor 2024 | 12:14

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mes të prokurorisë dhe të akuzuarit, ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Rakiqi akuzohet se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim nuk ka deklaruar saktë të dhënat në formularin për deklarimin e pasurisë.

Siç raporton “ Betimi për Drejtësi”, “prokurori i rastit Ali Ajdini ka thënë se dënimi i rekomanduar për këtë rast është dënimi me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 3 muajve, i cili dënim nuk do te ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale dhe dënim me gjobë në shume prej 1 mije euro”.

Rakiqi ka thënë se mbetet në tërësi pranë deklaratës se dhënë në prokurori dhe marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët kroatë dhe shqiptarë përqafohen, këndojnë dhe brohorasin së bashku…