Mosdekretimi i kryeprokurorit, Selmanaj thotë se Kuvendi duhet ta dërgojë Osmanin në Kushtetuese

19 tetor 2023 | 15:32

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka folur në Kuvend për mosdekretimin e kryeprokurorit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Selmanaj e ka quajtur skandaloze deklaratën e Osmanit se dikush e ka kërcënuar me dosje.

Ndërsa sa i përket mosdekretimit të kryeprokurorit, Selmanaj ka thënë se nuk është në kuadër të kompetencave të presidentes, por vetëm plotësim i kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

Më tutje, Selmanaj ka thënë se Kuvendi duhet t’i ndjek rrugët ligjore për ta dërguar në Kushtetuese këtë çështje.

“Kushtetuta e detyron presidenten ta dekretoj kryeprokurorin. Nuk është normë fakultative, por e obligueshme. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti ka rol ceremonial në këtë proces. Arsyetimet e saj se ajo ka pritur më shumë se 1 vjet e gjysmë për dekretim sepse kinse po e pret përgjigjen nga gjykatat e rregullta, janë të pabaza. Presidentja, në fakt e bëri vetëm atë që e paralajmëroi Kurti në Kuvend, ku nuk foli asnjëherë për procesin por vetëm për personin. Skandaloze ishin deklaratat e presidentes se është kërcënuar me dosje, nga dikush. Edhe më skandaloze është se ajo nuk i ka denoncuar këto kërcënime nëse janë të vërteta, pasi vet është subjekt. Ky Kuvend duhet të ndjek rrugët Kushtetuese në lidhje me mosdekretimin e kryeprokurorit”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullimi i trotuareve me kalldrëm në unazën rrugore të Prizrenit…