Mosekzekutimi i pagave, ministri Murati nesër ‘rrëfehet’ para deputetëve

06 tetor 2022 | 15:16

Ministri i Financave, Hekuran Murati do të raportojë nesër (e premte) para deputetëve të Kosovës lidhur me ndaljen e pagave për mësimdhënësit grevistë, por jo edhe për ata në administratë.

Kërkesa për interpelancë është bërë nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Pas përfundimit të debatit për mosekzekutimin e pagave do të ketë edhe një rezolutë të propozuar nga AAK-ja.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, është thënë në arsyetimin e interpelancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka vlerësuar lart përformancen e…