Mosfunksionimi i uebfaqes së KQZ-së, Berisha: Dikush duhet të jap përgjegjësi!

11 shkurt 2025 | 11:59

Ish-koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike dhe kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka quajtur “probleme të qëllimshme” rëniet në uebfaqen e KQZ-së natën e zgjedhjeve, ku qytetarët kanë mbetur të hutuar dhe në terr informativ, dhe për më tepër, ku rezultatet janë shtrembëruar  me bartjen e 96 për qind të votave për Vetëvendosjen në Pejë.

Ai ka thënë se për këtë çështje dikush duhet të jap përgjegjësi në KQZ.

“Problemet e qëllimshme që u shfaqën në webfaqen e KQZ-së  gjatë numërimit të votave si dhe mospërputhja e votave me të dhënat që i kemi nga vëzhguesit dhe komisionerët, e vënë në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor si dhe shton dyshimet e arsyeshme për ndërhyrje në këtë proces demokratik nga regjimi në ikje!”.

“Dyshimet shtohen kur kuptohet se kompania që e ka fituar tenderin për përgatiten infrastrukturës digjitale për numërimin e votave nëpër komuna, është e afërt me regjimin, natyrisht se prokuroria e shtetit duhet të veproj. Në KQZ-së, për këto dallavere dikush duhet të japë përgjegjësi!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e…