
Mosha e re, grupi më i prekur nga tuberkulozi
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë për Ekonomia Online se gjatë vitit të kaluar 224 raste të reja janë regjistruar me tuberkoloz në Prishtinë, ndërsa 53 raste janë zbuluar nga kontaktet me pacientë të infektuar.
Sadiku ka thënë se kjo sëmundje vazhdon të jetë serioze dhe me vdekshmëri të lartë në botë, teksa edhe në Kosovë vazhdon trend i rritjes së numrit të pacientëve.
“Tuberkulozi vazhdon të jetë një sëmundje shumë e rëndë për njerëzit dhe me vdekshmëri shumë të lartë. Në vitin e kaluar në botë kanë vdekur 1.25 milion njerëz dhe diku 10.8 milionë janë raste të njëjta. Për këtë çështje edhe Kosova vazhdon të jetë në një vend që ka numër të lartë të personave me tuberkuloz. Ne vazhdojmë me pasur trajtimin e pacientëve me tuberkuloz, dhe diagnostikim dhe trajtimin e përcjelljen e pacientëve me këtë sëmundje, në tërë regjionin e Prishtinës, vetëm në vitin e kaluar kemi pasur 224 raste të reja me tuberkuloz i cili diku 53 raste janë zbuluar raste të kontaktit, apo njerëz që kontaktojnë, të gjithë ata mbajnë terapi”, ka thënë Sadiku.
Sadiku u shpreh se qytetarët duhet të informohen më shumë mbi mënyrën e mbrojtjes dhe diagnostikimit të hershëm, pasi shumë prej pacientëve nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen në fazat fillestare.
“Njëkohësisht edhe informata për mënyrë se si të mbrohemi nga kjo sëmundje për mos me u infektuar me të tjerë, dhe diagnostikim sa më i hershëm janë mundësitë për trajtim është më e mirë. Edhe Prishtina ka nevojë të vazhdueshëm të kemi një dinzpanzer të tillë, me qëllim që të bëhet trajtimi i këtyre në një vend të caktuar. Për arsye se shpërndarja e tyre nëpër QMF do të krijonte probleme duke pasur parasysh që këta pacient mund të jenë bartës së sëmundjes tek njerëzit e tjerë, njëkohësisht në bazë të takimit ata njoftuar se numri i këtyre rasteve edhe në vitin e kaluar i takon grup moshave të reja që diku 25-40 vjet e që i bie që ata potenciali i tyre për të përhapur sëmundjen është i madh sepse shumica janë njerëz aktiv dhe mund të partin tuberkulozin pa e ditur që janë të infektuar”, theksoi drejtori.
Ai theksoi rëndësinë e trajtimit të centralizuar dhe mbikëqyrjes së pacientëve, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tuberkulozit.
“Në tre muajt e parë, trendi është i njëjtë dhe nuk ka shumë ulje, edhe pse po shkon trend duke u zvogëluar edhe në Kosovë, ne kemi pasur 280 në vitin 2023, kurse vitin e kaluar 224, është një rënie por është numri i lartë i tyre, duke pasur parasysh mënyrën se si përhapet sëmundja, ne duhet t’i kushtojnë rëndësi dhe kujdes të veçantë. Ne duhet ta luftojmë me qëllim të zvogëlimit të rasteve. Kemi rënie të numrit të infektuar, qytetarët kanë marrë informata, problematike është që njerëzit shpesh mund të ketë disa kohë të infektuar dhe të mos e dijë që janë të infektuar sepse shenjat e sëmundjes nuk fillon në mënyrë akute në mënyrë të shpejtë, do të thotë gradualisht. Njeriu mund të kalojë disa muaj i infektuar dhe të mos e dijë. Gjatë kësaj periudhë që nuk e dinë mund të jetë burimi i infeksionit dhe kjo e rrit mundësinë e rritjes së numrit të bartjes së sëmundjes”, shtoi ai.
Ai ka njoftuar se shenjat e sëmundjes janë, si plogështi, lodhje, djersitje natën, kollitje dhe këlbazë me gjak.
“Ne sot duhet të punojmë dhe të veprojmë që sa më shumë të informojmë për këtë problematikë, ky informim duhet të krijojë tek njerëzit që të kenë dyshime dhe të kontrollohen për diagozifikim. Pikë së pari në përgjithësi njerëzit në fillim kanë plogështi, lodhje, djersitje gjatë natës, kollitje, disnea, këlbazë me gjak, këto mund të jenë shenjat e sëmundjes së avancuar të tuberkulozit. Çdo dyshim për këtë sëmundje duhet të lajmërohet tek mjekët tanë”, ka përfunduar ai.