Mosha e tretë kërkon përkrahje të përhershme
Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim Prishtinë (QSHHZH) ka dorëzuar sot Organizatës Komunale të Pensionistëve Prishtinë punimeve kryera në renovimin e një pjese të objektit të Shtëpisë së Pensionistëve e cila është realizuar me përkrahjen e Japan Tobacco International (JTI).
Me këtë rast drejtoresha e QSHHZH Mimoza Shahini ka theksuar se mosha e tretë ka nevojë për përkrahje dhe krijimin e kushteve për jetë sa më të dobishme dhe se duke i falënderuar donacionit të JTI kanë kryer një punë të rëndësishme në krijimin e kushteve sa më të mira për pensionistët në Shtëpinë e Pensionistëve në Prishtinë.
Përparim Tushaj nga JTI ka theksuar faktin se që tetë vjet kjo kompani ka përkrahur në rend të parë gjenerata e shtyra në moshë dhe se edhe viteve të ardhshme do të përkrahin projekte te tilla.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna tha se obligimet ndaj gjeneratës së tretë, e cila ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës është shumë i madhë dhe shprehu gatishmërinë që së bashku me anëtarët e OEK-ut të përkrah organizatën e pensionistëve në krijimin e kushteve sa më të mira për ta.
Duke iu falënderuar JTI dhe QSHHZH kryetarja e Organizatës Komunale të Pensionistëve n[ Prishtinë. Mybera Kasumi tha se janë duke u angazhuar maksimalisht për krijimin e kushteve sa më të volitshme për anëtarët e saj dhe vlerësoi lartë kontributin dhe punën e kryer nga SHHZH dhe JTI dhe me këtë rast atyre u ndau mirënjohje të veçanta.