Mosha e viktimave të sotme nga Covidi në Kosovë
03 dhjetor 2020
| 15:49
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka treguar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 persona nga koronavirusi.
Sipas IKSHPK-së, mosha e të vdekurve shkon prej 60 deri në 87 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”, ka njoftuar instituti.