Mosha mesatare në Kosovë është 34.84 vjet, vendi i dytë në Evropë për nga popullsia më e re
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka prezantuar rezultatet përfundimtare të popullsisë, për nga regjistrimi i fundit.
Ai ka thënë se mosha deri në 14 vjet është zvogëluar kurse ajo 15-64 vjet ka shënuar rritje.
“Grupmosha ka ndryshuar. Mosha deri në 14 vjet më 2024 është zvogëluar. Grupmosha 15-64, ka një rritje prej 1.83 për qind. Është karakteristike grupmosha mbi 65 vjet sepse ka impakt në politikat sociale. Kosova ka kaluar nga njëshifrorë në dyshifrorë për një periudhë 12-vjeçare e grupmoshës 65”, ka thënë Kastrati.
Po ashtu, sipas tij është rritur mosha mesatare, teksa Kosova sipas Kastratit është vendi i dytë në Evropë për nga popullsia më e re.
“Mosha mesatare ishte rreth 30 vite më 2011, kurse tani mosha mesatare është 34.84 vjet. Ka një ndryshim, plakje të popullsisë në demografi. Por me këto të dhëna, Kosova është vendi i dytë në Evropë për nga popullsia më e re”, ka thënë ai.