Moska dëbon 5 diplomatë suedezë, mbyll konsullatën në Shën Petersburg
25 maj 2023
| 14:45
Rusia ka njoftuar se do t’i dëbojë pesë diplomatë suedezë në shenjë hakmarrjeje në atë që e ka përshkruar si një përplasje në marrëdhëniet midis Suedisë dhe Rusisë.
Ministria e Jashtme e Rusisë, ka thënë se po i përgjigjej dëbimit nga Suedia të pesë anëtarëve të stafit të saj diplomatik muajin e kaluar, të cilin e quajti një “hap armiqësor”.
Diplomacia ruse ka njoftuar se nga 1 shtatori do të mbyllë konsullatën e Suedisë në Shën Petersburg dhe atë të Rusisë në Goteborg të Suedisë.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar që nga viti i kaluar që Suedia ka njoftuar synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës. Në njoftimin rus është thënë se marrëdhëniet kanë arritur në nivelin më të ulët.