‘Moska do ta rrisë intensitetin e sulmeve ndaj armëve perëndimore që përdoren në Ukrainë’
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke iu drejtuar zyrtarëve të departamentit të tij, ka thënë se Rusia “ka rrëzuar mitin e epërsisë së armëve perëndimore” dhe se forcat e tij morën iniciativën përgjatë frontit të betejës.
Ai ka përmendur faktin se ShBA-ja është gati të furnizojë Ukrainën me një paketë të re ndihme ushtarake në vlerë të rreth 61 miliardë dollarë.
“Në proporcion me kërcënimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë përbërjen dhe strukturën e forcave të armatosura dhe të rrisim prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake më të njohura”.
“Ne do të rrisim intensitetin e sulmeve në qendrat logjistike dhe bazat e magazinimit të armëve perëndimore”, ka thënë Shoigu, shkruan “Al Jazeera”.