Moska: Më shumë se 700 mijë  fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi

31 korrik 2023 | 14:22

Më shumë se 700 000 fëmijë ukrainas janë dërguar nga Ukraina në Rusi që kur ka filluar pushtimi rus i Ukrainës, ka thënë të hënën Maria Lavova-Belova, komisionare për të drejtat e fëmijëve e Rusisë.

Në një raport të publikuar më 30 korrik, Lvova-Belova ka thënë se shumica e këtyre fëmijëve kanë ardhur në Rusi “të shoqëruar nga prindërit apo të afërmit e vet”.

Më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për Lovava-Belovan.

Ata akuzohen se janë përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë – që është krim lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve ukrainase më 31 korrik 2023, që nga 24 shkurti 2022, 19 546 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi.

Këto janë rastet e vetme të regjistruara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar apo dëshmitar i dëbimit të fëmijës e ka raportuar rastin në zyrën shtetërore për informim të Ukrainës.

Aktivistët ukrainas për të drejtat e njeriut ngulin këmbë se qindra mijëra fëmijë janë zhvendosur detyrimisht nga Ukraina.

Shumica e fëmijëve janë marrë nga rajonet e Mariupolit, Hersonit, Karkovit dhe Kievit. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numër i madh i gazetarëve të të gjitha medieve kanë…