“Moska planifikon ta vras shefin e fabrikës më të madhe gjermane të armëve”
Një komplot rus për të vrarë shefin ekzekutiv të një prodhuesi gjerman të armëve thuhet se është zbuluar nga SHBA-ja dhe Gjermania.
Sipas një raporti nga CNN, i cili citon pesë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë të njohur me planin, Rusia po planifikonte të vriste CEO të Rheinmetall, Armin Papperger.
Komploti ishte “një nga një seri” planesh ruse për të vrarë drejtuesit e industrisë së mbrojtjes në të gjithë Evropën, të cilët po mbështesnin përpjekjet e luftës të Ukrainës, thanë burimet.
Shërbimet gjermane të sigurisë ishin në gjendje të mbronin Pappergerin dhe të ndalonin planin pas një paralajmërimi nga SHBA-ja, shtoi raporti.
Një burim i nivelit të lartë të qeverisë gjermane konfirmoi se Berlini ishte paralajmëruar nga Uashingtoni për komplotin e Moskës.
Rheinmetall është prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm gjerman i predhave të artilerisë 155 mm.
Predhat janë bërë një armë jetike në mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë.