Moska: Prigozhini konfirmohet i vdekur pas analizave gjenetike

27 gusht 2023 | 13:34

Është konfirmuar se ka vdekur shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pas analizave gjenetike të trupave të gjetur nga avioni që u rrëzua të mërkurën, kanë thënë zyrtarët rusë.

Komiteti hetues ka thënë se identitetet e të 10 viktimave ishin vërtetuar dhe korrespondonin me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit.

Avioni privat i Prigozhin është rrëzuar në veri-perëndim të Moskës, duke mbetur të vdekur të gjithë ata që ishin në bord.

Kremlini i ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e…