Moska thotë se do t’i lejojë ushtarët ukrainas të largohen nga Mariopoli nëse i lëshojnë armët
Rusia ka thënë se do të lejojë që ushtarët ukrainas të dalin nga izolimi në Mariopol, me kusht që ata të lënë armët dhe municionet e tyre pas.
Trupat ukrainase mendohet se janë kryesisht të izoluara në rajonin e industrisë së rëndë të uzinës së çelikut, Azovstal.
Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.
“Ata që e bëjnë këtë do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës”, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.
Deklarata e lëshuar orë më parë, tha se forcat ruse u kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se ata planifikojnë të pranojnë ofertën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.