Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, shqetësues për diasporën

15 qershor 2020 | 19:05

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

“Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh”.

“U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë”.

“Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 1988, Presidenti i SHBA, Ronald Reagan udhëtoi në…