Mosliberalizimi i vizave nga BE-ja po e rritë ndikimin e Turqisë në Kosovë

09 mars 2021 | 17:10

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, ka hedhur kritika të ashpër ndaj BE-së për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i BE-së për të vonuar këtë proces do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave në këtë vend, sipas tij BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës.

“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ditë më parë edhe emisari i ish-presidentit Trump, Richard Grenelli, ka hedhur kritika ndaj BE-së për liberalizim të vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vota në Zvicër për të ndaluar mbulesën e fytyrës, duke…