Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, eurodeputeti holandez godet BE-në: E turpshme!
14 tetor 2022
| 14:44
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është ndërlidhur me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Reuten ndërlidhjen e liberalizmit të vizave me sistemin ETIAS e ka vlerësuar si arsyetim për ta shtyrë këtë çështje.
“E turpshme, për të ardhur keq dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, ky vend i bashkohet një grupi shtetesh që kanë dalë me një justifikim të ri për ta shtyrë sërish vendimin”, ka shkruar Reuten në “Twitter”.