Mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështje e sigurisë evropiane

10 nëntor 2020 | 17:46

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka marrë pjesë në Samitin virutal të Sofjes që është mbajtur të martën.

Macroni në fjalën e tij ka thënë se mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane dhe është e rëndësishme që BE-ja të udhëheqë me procesin e dialogut.

“Në korrik, Serbia dhe Kosova ranë dakord të rifillojnë dialogun e tyre, i cili ishte ndërprerë për 20 muaj. Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane, prandaj është thelbësore që Bashkimi Evropian të drejtojë përpjekjet e ndërmjetësimit midis dy palëve në mënyrë që të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për të mirë”, ka thënë Macron në fjalën e tij.

Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të largohen të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës…