Mosmarrëveshje rreth linjës së minibusëve, 6 persona rrihen mes vete

23 gusht 2021 | 10:18

Pas një mosmarrëveshjeje rreth linjës së qarkullimit te minibusëve, në Vushtrri janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë.

Sipas policisë, ishin përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarri. Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth linjës së qarkullimit te mini busëve janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë, ku ishte përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarrit. Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë. Një mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të transmetuar të enjten nga ABC News,…