Mosmarrëveshjet për koalicion, reagon Abdixhiku
Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, ka reaguar ndaj deklaratave të Glauk Konjufcës së LV-së, pasi Konjofca në një debat televiziv tha se LDK-ja po bënë pazare dhe se kjo parti po i kushtëzon ata dhe po sillen sikur i kanë fituar zgjedhjet, e këto deklarata të tilla Abdixhiku i quan ofendime.
Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se mosmarrëveshjet e duhet të zgjidhen sy me sy e jo nëpër studio televizive.
Sipas tij, deklaratat e tilla e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.
Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.
Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë.