Mospagesa e rrymës në veri, Kurti: Fajin e kanë strukturat paralele

16 nëntor 2021 | 14:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fajin për mospagesën e energjisë elektrike në veri të vendit e kanë strukturat paralele atje.

Kurti ka thënë se licencimi i kompanisë së shpërndarjes së rrymës në këtë pjesë është përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

“Për sa i përket mos pagesës së rrymë në veri, fajin e kanë strukturat paralele atje, sepse që sa më shumë të ka struktura paralele të Serbisë në këto vite, pas çlirimit e pas pavarësisë, aq më pak ka ligjshmëri. Licencimi i kompanisë është kompetencë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe ata do ta bëjnë vendimin për këtë”, ka thënë Kurti, të martën gjatë prezantimit të ministrit të ri të Shëndetësisë.

Ai kë thënë se për çështjen e energjisë në veri duhet të bisedohet me Brukselin e jo me Beogradin.

“Për çështjen e energjisë në veri, ne mund të bisedojmë me Brukselin e jo me Beogradin, kjo është një çështje e Kosovës. Duke e ditur se Bashkimi Evropian ka qenë i impenjuar në këtë temë, me ta mund të bisedojmë. Prandaj, nëse kjo temë ngritët atje, atëherë ngritët në raportin Prishtinë-Bruksel, e jo me raportin Prishtinë-Beograd”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në vendimin nr. 1427 të datës 30.04.2019 të Kuvendit…