Mospajtimet me aleatët duhet të trajtohen mbrapa dyerve të mbyllura
28 tetor 2021
| 13:42
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur për mospajtimet që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur me raportin e BE-së për çështjen e vetingut në drejtësi.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Shasha ka vlerësuar se mospajtimet eventuale me aleatët tanë strategjikë, Kosova duhet t`i trajtoi mbrapa dyerve të mbyllura dhe jo përmes diskursit publik.
“Jam plotësisht dakord që Kosova është në të drejtën e saj, se duhet të ketë qëndrime shtetërore të cilat reflektojnë vullnetin e qytetarëve. Sidoqoftë, do të pëlqeja që mospajtimet eventuale me aleatët tanë strategjikë të trajtohen mbrapa dyerve të mbyllura dhe jo përmes diskursit publik”, ka thënë Shasha.
Pa përkrahjen e BE-së dhe të ShBA-së vetingu s’mund të zbatohet