
Mosparaqitja e Kurtit në prokurori, Behramaj kritikon ndërkombëtarët: Thaçit dy herë në ditë i kërkonin të raportonte…
Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka kritikuar ndërkombëtarët për mos reagim ndaj veprimit të kryeministrit Albin Kurti për të mos u paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim.
Ai ka bërë me dije se ish-presidentit Thaçi i vinin në zyre ambasadorët nga dy herë në ditë, duke i kërkuar të raportonte para një Komisioni Parlamentar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndërkombëtarët po përdorin standarde të dyfishta.
“Ku është more presioni ndërkombëtar ndaj Kurtit për të shkuar në Prokurori? Çka është ky standard i dyfishtë? Presidentit Thaçi i vinin ambasadorët nga dy herë në ditë, duke i kërkuar të raportonte para një Komisioni Parlamentar. Sa më shumë që Kurti po i sfidon institucionet e Kosovës, aq më shumë po amnistohet nga bashkësia ndërkombëtare!”, ka shkruar Behramaj.