Mosparaqitja e Kurtit, reagon Prokuroria Speciale

04 mars 2025 | 11:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, ka informuar se dëshmitari A.K. (Albin Kurti, kryeministër) nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veprojë duke respektuar legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar urdhrin e Gjykatës…