Mospërfshirja e veteranëve të UÇK-së në pagën minimale, Musliu: Kurti përmbushi premtimin që ia dha Radojiçiqit
14 korrik 2023
| 12:05
Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi mbrëmë në Kuvend ka miratuar Ligjin për pagën minimale, duke përjashtuar veteranët e UÇK-së.
Ajo ka thënë se në këtë mënyrë Kurti ka përmbushur edhe një premtim që ia dhënë Milan Radojiçiqit.
“Dje duke ushtruar dhunë dhe duke i goditur fizikisht deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij e përmbushin premtimin qe i dha Radojçiqit për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.