Mospërfshirja e “Zërit të Kosovës” dhe “Botës së re”, gabim i pafalshëm
Në Fjalorin enciklopedik të Kosovës, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nuk janë përfshirë gazeta “Zëri i Kosovës” dhe “Bota e re”.
Ish-kryeredaktori i gazetës “Zëri i Kosovës”, Adnan Asllani, në Intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka theksuar se është gabim i pafalshëm, se si dy media, të cilat shquheshin për guximin që në aksionet e para i dolën në mbështetje luftës çlirimtare të UÇK-së, të mos jenë të përfshira në Fjalorin enciklopedik të Kosovës.
“Meqenëse edhe një numër akademikëve aktualë kanë pjesë e strukturave të Lidhjes së Komunistëve në të kaluarën, shtrohet pyetja se a mund të jetë e paqëllimshme mospërfshirja e gazetës ‘Zëri i Kosovës’ në Fjalorin enciklopedik”, ka thënë Asllani.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)