Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në Kuvend, opozita kërkon shtyrjen e seancës
05 prill 2024
| 11:44
Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën e sotme parlamentare, ka bërë që opozita të kërkojë shtyrjen e saj.
Në rend dite janë pyetjet parlamentare, raporton Ekonomia Online.
Në këtë seancë janë duke munguar ministrat dhe një pjesë e madhe e deputetëve.
Ndërsa prezent nga ministrat është vetëm ministri i Bujqësisë Faton Peci.
Disa deputetë të LDK-së e lëshuan edhe sallën si shkak i mos pjesëmarrjes së mazhorancës.