‘Mosshpallja si organizatë terroriste e rikthen Listën Serbe në pushtet dhe do të jetë fatale për Kosovën’

17 janar 2024 | 13:09

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka cilësuar si gabim mosshpalljen e Listës Serbe si parti terroriste, teksa ka paralajmëruar edhe pasoja fatale për Kosovën.

Ajo ka thënë se Lista Serbe do të kthehet në pushtet për shkak të mospërcaktimit të saj si organizatë terroriste nga institucionet e Kosovës.

“Pasojë e qartë e mospërcaktimit të Listës serbe si organizatë terroriste nga institucionet tona do të jetë rikthimi i saj në pushtet në komunat veriore të Kosovës. Rakiqi&Simiqi tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht, Atiq, ofron një parashikim të pamjegulluar. Pra, sulmi në maj 2023 ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe gjithashtu agresioni i tmerrshëm terrorist në Banjskë i organizuar dhe ekzekutuar nga Radojçiqi i Listës Serbe (nën drejtimin e Vuçiqit) që la të vrarë heroin  Afrim Bunjaku – të gjitha duhet ‘të harrohen dhe heshtën.’ Mos të harrojmë që Ura e Ibrit ende nuk bashkon por ndanë, dhe Asociacioni po na pret në pragun e shtëpisë. Rietablimi i organizatës kriminale Lista Serbe në komunat veriore pas gjithë tmerrit që ndodhi vitin e kaluar – do të jetë fatale për Kosovën”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina britanike McLaren është e para që ka treguar se…