Mosuniteti dobëson pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë
Profesori universitar i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj, ka thënë se pa konsensus nacional pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë do të jetë më e dobët.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar spërfundimisht duhet ta kuptojë i gjithë spektri politik në vend se kur është në pyetje interesi nacional, uniteti është çështje e domosdoshme.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të gjendet një alternativë për daljen e vendit nga situata aktuale politike.
“Nëse nuk tejkalohet nyja e krijuar, atëherë zgjedhjet e reja apo qeveria gjithëpërfshirëse me përfaqësim fer dhe të drejtë, sipas fuqisë politike të forcave politike, mbetet opsioni tjetër”, ka thënë Murtezaj.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)